Thaçi për seancën e 3 shkurtit: Mendoj se është një hap i menduar dhe obligim i mandatarit - Gazeta Express
string(95) "reagon-presidenti-shpresoj-qe-kurti-e-ka-menduar-mire-thirrjen-e-seances-per-votimin-e-qeverise"

Gazeta Express

31/01/2020 10:45

Thaçi për seancën e 3 shkurtit: Mendoj se është një hap i menduar dhe obligim i mandatarit

Gazeta Express

31/01/2020 10:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar sot thirrjen e seancës për votim të qeverisë së re, që është caktuar të mbahet të hënën në orën 11:00, raporton Gazeta Express

Thaçi i pyetur se a do ta përkrahte formimin e qeverisë teknike në vend, ka deklaruar se do të respektojë kornizën e përgjegjësive kushtetuese.

I pari i shtetit thotë se i mbetet spektrit politik që të shohë mundësinë për krijimin e qeverisë stabile, sa më shpejt që të mundet.

“Unë si president i vendit do të respektoj kornizën e përgjegjësive kushtetuese, mbetet spektrit politik të bëjë hapat e mëtutjeshëm. Edhe iniciativa për mbajtjen e seancës është në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, mendoj se është një hap i menduar prej mandatarit dhe obligim që e ka marrë natyrisht kur është mandatuar nga ana ime, i mbetet spektrit politik që t’i shohë mundësitë e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që të kemi qeveri sa më shpejt që të mundet.

Kosovës i duhet një qeveri stabile, efektive, për respekt të vullnetit qytetar dhe orientimit euroatlantik pra të një bashkëpunimi të ngushtë BE-së, Shtetet e Bashkuar dhe NATO-s”, thotë ai.

Thaçi ka folur për takimin e djeshëm, duke thënë se ka deklaruar se Kosova po mbahet pa drejtësisht pa liberalizim të vizave.

“Ne kishim një takim dje me z.Borell me të cilin diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në të ardhmen evropiane, ishte një deklarim i sinqertë dhe i hapur për të arriturat e Kosovës, Kosova ka arritur të përmbushë në tërësi të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, problemi është se BE nuk është unike për Kosovën dhe këtë mos unitet është duke e paguar qytetari i Kosovës. Unë shpresoj që hapat e ardhshëm, coftë të dialogut Kosovë – Serbi, të jenë një angazhim i përbashkët i koordinuar në mes të BE-së dhe Amerikës, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm në udhëheqje dhe vendimmarrje”, deklaroi Thaçi. /GazetaExpress/