string(64) "ushtrimet-qe-nuk-duhet-ti-beni-nese-keni-pasur-probleme-me-zemer"

Gazeta Express

30/01/2020 17:36

Ushtrimet që nuk duhet t’i bëni nëse keni pasur probleme me zemër

Gazeta Express

30/01/2020 17:36

Nëse vuani nga zemra disa gjëra duhet t’i kufizoni, duke filluar nga ngrënia e disa ushqimeve të caktuara, deri tek shmangia e disa aktiviteteve fizike.

Disa nga ushtrimet, që nuk duhet t’i bëni, nëse keni pasur probleme me zemrën janë:

Pompat– pompat janë ushtrime, të cilat e rrisin presionin e gjakut dhe e kufizojnë sasinë e oksigjenit, që qarkullon në gjak, prandaj këshillohet që të mos praktikohen nga persona me probleme kardiologjike.

Kardio– ushtrimet kardio apo aerobike,  që kanë për qëllim djegien e kalorive nuk duhet të praktikohen nga njerëzit, të cilët kanë pasur probleme me zemrën. Ato i shpejtojnë rrahjet dhe në disa raste mund ta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore. Në vend të tyre praktikoni ecjen apo vrapimin e lehtë.

Ju mund të fokusoheni gjithashtu tek ushtrimet e fleksibilitetit, që përfshijnë zgjatjen e muskujve dhe jogën. /Bright Side/ Gazeta Express