Dritan Zagani, ish-shefi i Anti- drogës së Qarkut të Fierit, i cili ka fituar azil politik në Zvicër për shkak të përplasjeve të forta që pati me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është shpallur në listën e personave më të kërkuar në Vlorë.
Ka qenë vetë Zagani ai që publikon tabelën e policisë, aty ku figuron i teti në listë mes personave më të kërkuar në Vlorë.
“Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listën e “trimave” për qarkun Vlorë…
Ndjehem vërtet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!
P.s…Po Interpoli ça pati, pse ua menderosi kartelën e kuqe për mua… eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bëjnë pastaj”, shkruan Zagani.
Por ai nuk e lë me kaq, duke reaguar sërish.
Reagimi-Zagani
“E keni parasysh kur ndjen nostalgji për tabelën e nderit në shkollë, dhe ti ke qenë me foto si pionier i dalluar me atë shallin e kuq në qafë.
Dhe fap, pa pritur këtë mall ta heq policia që s’duam , të vendos të rreshti i parë, e në vend të shallit kuq, vë kartelë të kuqe. Ngado ta sjellim Albanistan dalim”, shkruan Zagani.