Deklaratë e policisë për situatën e krijuar tek "City Mall" - Gazeta Express
string(57) "deklarate-e-policise-per-situaten-e-krijuar-tek-city-mall"

Gazeta Express

29/01/2020 14:23

Deklaratë e policisë për situatën e krijuar tek “City Mall”

Gazeta Express

29/01/2020 14:23

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga ekipi qe merret me monitorimin e City Mall ka denoncuar në MPB, se kanë marre thirrje para një ore për bombë të vendosur në Qendën Tregtare City Mall dhe menjëherë janë dërguar ekipe policore dhe njësi speciale të cilat po ndërmarrin hapat e nevojshëm.

Në momentin kur është dhënë alarmi, menjëherë është evakuuar e gjithë ndërtesa. Ende nuk dihet saktësisht nëse bëhet fjalë për alarm të rreme apo jo.

Lexo Edhe:

Tash sapo informuan nga City Mall se të punësuarit mund të futen në ndërtesë, por jo dhe mediet që janë në vendngjarje për të raportuar rreth ngjarjes./GazetaExpress/