string(30) "koronavirusi-arrin-ne-gjermani"

Gazeta Express

28/01/2020 11:53

Koronavirusi arrin në Gjermani

Gazeta Express

28/01/2020 11:53

Numri i të prekurve nga koronavirus, i cili është raportuar se u ka marrë jetën 106 personave, është duke u rritur me shpejtësi të madhe.

Rreth 60 milion njerëzve u është kufizuar largimi nga provinca Hubet, ndërkaq, qyteti Wuhan është pothuajse nën izolim të plotë, pa asnjë lëvizje dhe me dyqane, shkollë dhe biznese të mbyllura.

Vende të shumta si  ShBA-të, Franca dhe Turqia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë për në Kinë.

Pas Francës, është raportuar se koronavirus ka arritur edhe në Gjermani. Sipas raportimeve të fundit, dyshohet se është shënuar një rast i infektuar nga virusi kinez në juglindje të Bavarisë.

Pavarësisht përpjekjeve, që ekspertët shëndetësorë dhe shkencëtaret janë duke bërë në krijimin e një vaksinë, gjithsesi duhet shumë kohë deri te finalizimin i saj. /Express