Në një vjetorin e vdekjes, shokët ia ngritin një memorial në Brezovicë Arian Dacit - Gazeta Express
string(83) "ne-nje-vjetorin-e-vdekjes-shoket-ia-ngritin-nje-memorial-ne-brezovice-arian-dacit-2"

Gazeta Express

25/01/2020 16:33

Në një vjetorin e vdekjes, shokët ia ngritin një memorial në Brezovicë Arian Dacit

Gazeta Express

25/01/2020 16:33

Janari i vitit 2019 kishte qenë fatal për jetën e Arian Dacit i cili pas një aksidenti tragjik kishte humbur jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Një lajm i tillë kishte shokuar të gjithë ata që e kishin njohur dhe kishin punuar me Dacin.

E tashmë kur ka kaluar 1 vit nga aksidenti i tmerrshëm që i mori jetën Arian Dacit, shoqëria kanë vendosur një memorial në Brezovicë për ta kujtuar shokun e tyre.

Shokët që e kanë ndërtuar një memorial në kujtim të Arian Dacit janë: Dren Mullademi, Lorik Bejta, Visar Kryeziu, Fidan Hoxha, Fatos Fonda, Fis Nimani, Omer Hoxha, Denis Baruti , Ardian Grazhda e Bonart Ajvazi.

Arian Daci kishte vdekur më 26 janar të vitit 2019,  lajm të cilin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, kishin konfirmuar nga Policia./GazetaExpress/