Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se AAK’ja e ofron vetën për koalicion që të ndihmojë në formimin e qeverisë, por jo me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
“Aleanca është e gatshme të ndihmojë në çështjen e zhbllokimit të situatës dhe formimit të qeverisë. E gatshme t’i bashkohet një koalicioni nëse mandatarin e merr LDK’ja”, është shprehur Lekaj.
Megjithatë, Lekaj i jep përparësi koalicionit LDK-VV.
“I japim përparësi koalicionit LDK-VV, por nëse nuk bëhet kjo, Aleanca e ofron vetën për ta zhbllokuar vendin”, ka thënë Lekaj.
Por, sipas tij, është e kotë të pritet partneritet nga subjektet politike LDK dhe VV.
“Është e kotë të presim një partneritet të sinqertë nga këto dy subjekte politike”, ka thënë Lekaj.
E nëse Aleanca futet në koalicion me dikë, Kurti dhe partia e tij nuk janë opsion për partinë e Haradinajt.
“Lideri ynë i ka thënë Kurtit se është mashtrues, dhe ne nuk mund të hyjmë në koalicion me një mashtrues”, përfundoi Lekaj.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...