Lekaj thotë se Kurti po luan "videolojëra", e akuzon për pazare politike - Gazeta Express
string(69) "lekaj-thote-se-kurti-po-luan-videolojera-e-akuzon-per-pazare-politike"

Lekaj thotë se Kurti po luan “videolojëra”, e akuzon për pazare politike

Gazeta Express

24/01/2020 23:08

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Pal Lekaj, ka sulmuar shefin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lekaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka akuzuar Kurtin si fajtor kryesor për vonesën në formimin e qeverisë së re të vendit.

Lexo Edhe:

Videomesazhet e Kurtit, rreth diskutimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e një koalicioni, Lekaj i ka cilësuar “videolojëra”.

“Faji më i madh për pazare politike dhe për moskompromis është i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lekaj.

Ai ka paralajmëruar jetë të shkurtër për qeverinë e ardhshme, nëse do ta udhëheqë Kurti.

“Habitem që quhet qeveri e shpresës. Do të has sharra në gozhdë pas një viti”, ka thënë nënkryetari i AAK’së. /Express/