Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zbuluar kërkesën e ambasadorit amerikan, Richard Grenell i cili qëndroi dje për vizitë në Kosovë.
“Kërkesa themelore e Grenell ka qenë që vendi duhet ta ketë qeverinë e re sa më shpejt që të jetë e mundur. Atyre ju duhet partneri dhe ai partner është Qeveria e re”, ka thënë Shala për blic.
Sipas tij, thelbi i diskutimeve me Grenell ishte zhvillimi ekonomik.
“Nuk kanë dhënë specifika të tjera por janë në dijeni për procesin e dialogut për të bërë marrëveshjen. Presion për dinamikën dhe diçka specifike, nuk ka pasur nga Grenell’’, ka shtuar Shala.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...