Dortmund e ka mposhtur 5-1 skuadrën e FC Köln.
Borussia Dortmund ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2020, ashtu si talenti i transferuar ditë më parë, Erling Haland.
Ai ka shënuar sërish dy gola në fitoren 5-1 të Dortmundit kundër Koln, duke quar në 5 numrin e golave në vetëm dy paraqitje në Bundesliga – formë fantastike që tregon se Borussia ka bërë goditje të madhe.
Haland hyri në lojë në pjesën e dytë, shënoi në minutat 77’ dhe 87’, derisa golat tjerë i shënuan Raphael Guerreiro, Marco Reus, Jadon Sancho. /Gazeta Express/
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...