Sulka: Berzh e ka nxjerrë shifrën! Që shqiptarët të mos ikin, qeveria duhet të rrisë pagat mesatarisht në 477 $ - Gazeta Express
string(106) "sulka-berzh-e-ka-nxjerre-shifren-qe-shqiptaret-te-mos-ikin-qeveria-duhet-te-rrise-pagat-mesatarisht-ne-477"

Sulka: Berzh e ka nxjerrë shifrën! Që shqiptarët të mos ikin, qeveria duhet të rrisë pagat mesatarisht në 477 $

Gazeta Express

24/01/2020 21:48

Që Shqipëria të mos ketë ikje duhet të rritet paga, si një komponent shumë i rëndësishëm. Eksperti Kastriot Sulka, referuar një studimi të Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se Shqipëria duhet të rrisë pagën mesatarisht 477 dollarë në mënyrë që njerëzit mos largohen nga vendi.

Kastriot SulkaBanka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë një studim ku thotë se ndërmjet gjithë komponentëve, komponenti i pagës është nga më të rëndësishmit, është rreth 70% që duhet të korrigjohet kjo hapësirë mes pagave që kemi ne në Shqipëri me pagat e vendeve pritëse, p.sh Gjermanisë.  Në raportin e Bankës Evropiane është e specifikuar Shqipëria. 477 dollarë i duhet Shqipërisë që ta rrisë pagën  për të zhdukur këtë fenomen. Paga në Shqipëri me mjekun në Gjermani apo homologun e vetë, duhet të korrigjohet me 477 dollarë thotë ky studim që ka bërë BERZH. Ai përsëri do largohet nëse e ke jetën e pasigurt, por për të hequr këtë komponent ne e kemi shumë të rëndësishëm./oranews

Lexo Edhe: