Ekzodi masiv i Ballkanit: Shpopullimi në paqe - Gazeta Express
string(44) "ekzodi-masiv-i-ballkanit-shpopullimi-ne-paqe"

Ekzodi masiv i Ballkanit: Shpopullimi në paqe

Gazeta Express

24/01/2020 20:01

Përderisa është inicuar projekti për “Mini-Shengen” ballkanik, i cili ka për qëllim lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe e fuqisë punëtore; po vazhdon shpopullimi masiv i shteteve të Ballkanit Perëndimor. Vendet e rajonit sigurojnë për liberalizmin ekonomik evropian një fuqi të lirë punëtore dhe shërbejnë si një « tampon zonë », që kontrollon flukset e migracionit. Një rol i dyfishtë, të cilin e kanë shfrytëzuar politikanët lokalë.

Nga Shkodran HOTI

Lexo Edhe:

Lëvizja e plotë dhe e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe e fuqisë punëtore përgjatë tërë rajonit,për të gjeneruar zhvillim, në një ekonomi që ndryshon vazhdimisht dhe të globalizuar. Kyështësynimiideklaruar i nismës rajonale të quajtur “Mini-Shengeni” ballkanik.

Përtej kritikave aktuale mbi këtë projekt, në ndërkohë, paralelisht me iniciativat për hapjen e tregut, po vazhdon shpopullimi masiv i shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky emigrim masiv po thellon çdo ditë e më tepër krizën demografike, që kompromiton të ardhmen, mbase edhe mbijetesën e këtyre shteteve.

Statistikat thonë se rreth 8.655.000 njerëz kanë braktisur Ballkanin që nga rënia e murit të Berlinit më 1989, kur u lehtësua liria e lëvizjes, kapitalit, mallrave dhe njerëzve.

Institucione dhe organizata të ndryshme (jo)qeveritare paraqesin të dhëna të shpeshta dhe nganjëherë të ndryshme mbi migrimin.  

Raporti “Migrimi i Ballkanit Përëndimor në BE”,publikuar nga European Policy Institute of Kosovo (EPIK), tregon se 2.979.766 qytetarë nga shtetet e Ballkanit Përëndimor kanë emigruar në shtetet e BE-sëpër një dekadë,gjatë periudhës 2008-2018. Sipas të dhënave nga ky Institut, 1.599.971 (54%) kanë migruar në mënyrë të ligjshme, duke fituar lejen e qëndrimit, 808.030 qytetarë (27%) janë zënë ilegalisht brenda shteteve të BE-së, teksa 571.765 qytetarë (19%) kanë kërkuar azil.

EPIK analizën e kanë bazuar në mbi tri kategori të dhënash të EUROSTAT-it për këtë periudhë kohore: Numrin e aplikimeve për azil në BE, numrin e qytetarëve të zënë ilegalisht të pranishëm në BE dhe numrin e lejeve të qëndrimit të lëshuara për herë të parë në BE.

Sipas EPIK, Shqipëria është shteti me trendin më të lartë të emigrimit, pasi që për këto dhjetë vite, ajo u braktis nga 1.249.706 qytetarë, 44% e popullsisë së saj. Serbia listohet si e dyta, nga e cila në periudhën 2008-2018, u larguan 588.033 qytetarë, 8% e popullsisë.

Sa u përket qytetarëve të zënë duke qëndruar ilegalisht në BE, gjatë periudhës 2008-2018 janë zënë 451,015 shtetas të Shqipërisë. Sipas EPIK kjo është më shumë se numri i shtetasve të kësaj kategorie nga të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku.

Me fjalë të tjera, 16% e popullsisë së Shqipërisë është zënë ilegalisht në BE gjatë kësaj periudhe. Shqipëria ka udhëqur rajonin edhe me numrin e shtetasve që kanë fituar lejen e qëndrimit në BE. 622,171 shtetas të saj e kanë fituar atë gjatë periudhës 2008-2018.Kjo përbën 39% të qytetarëve nga i tërë rajoni që kanë fituar leje qëndrim në BE. Shqipëria ka udhëhequr rajonin edhe me numrin e qytetarëve të cilëve u është refuzuar hyrja në BE.

Sipas INSTAT, emigracioni në Shqipëri po shkakton mbyllje të shkollave, boshatisje të vendit, rëndim të skemës së pensioneve, plakje të popullsisë dhe ulje të numrit të lindjeve, duke bërë që me këto ritme deri në vitin 2030, numri i shqiptarëve të zbresë në 1 milionë.

EPIK nënvizon se nga Bosnja dhe Hercegovina emigruan 318.271 qytetarë (9% e popullsisë),nga Maqedonia e Veriut 258.020 qytetarë (12%); si dhe nga Mali i Zi 36.089 qytetarë (6% e popullsisë).

Tridhjetë për qind (30%) e popullsisë është larguar nga Kosova në dhjetëvjeçarin e parë pas shpalljes së pavarësisë: 529.647 kosovarë, prej të cilëve 171.690 kanë kërkuar për herë të parë azil në vendet e Bashkimit Evropian, 216.057 kanë marrë lejeqëndrimin për herë të parë dhe 141.900 të tjerë kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme.

Sa u përket vendeve të BE-së të cilat kanë pranuar më së shumti azilkërkues, Gjermania prin me 83,880, e ndjekur nga Franca, me 41,885. Sa u përket vendeve ku qytetarët e Ballkanit janë zënë duke qëndruar ilegalisht, prinë Greqia me 280,850 dhe Gjermania me 52,220.

Enti i Statistikave Federale Gjermane (Destatis) ka bërë të ditur së fundi se numri i njerëzve nga jashtë BE që punojnë në Gjermani është rritur me 20 përqind gjatë një viti të kaluar. Destatis raporton se gati 25% e tyre janë nga Ballkani Perëndimor, përkatësisht nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Herzegovina.  Në vitin 2015, kishte vetëm rreth 9%.

Arton Lipa me 6 shokë të tjerëishin nisur për Gjermani. “Nga Subotica u nisëm drejt kufirit hungarez në ora tetë e mbrëmjes. Kishim frikë senuk njihnim terrenin. Rruga zgjati rreth pesë orë. Kur kaluam në Hungariu arrestuam dheu dërguam në një kamp. U liruam pas dy ditësh me një urdhër me shkrim që të largoheshim nga Hungariabrenda 72 orësh”, rrëfen Artoni. Pasi kishte paguar 1000 euro për të kaluar në Gjermani, ai ishte arrestuar sapo kishte zbritur në Augsburg.  “Kërkuam azil dhe na dërguan në një kamp me rreth 50 veta. Qëndruam rreth dy javë aty. Pastaj fituam lejeqëndrimin e përkohshëm dhe na jepnin nga 320 euro në muaj. Pas 6 muajsh u njoftuam se nuk na ishte pranuar kërkesa për azil dhe na kthyen në Kosovë”, shpjegon Artoni.

Më 1 Mars 2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. Ligji i ri zgjeron mundësitë tashmë ekzistuese për punëmarrësit/et e kualifikuar/a nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së si Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Një ligj që do të mundet ndoshta t’i ndihmoj Enis Salihut (23 vjeç), i cilika dy vjet qëpret për vizë gjermane me të dashurën e tij. “Kam kryer praktikën me pagesë në BiCredit. Nuk ja vlente sepse paga ishte shumë e vogël. Dyqind euro për tetë orë punë është shumë pak dhe nuk mjaftojnë as për nevojat elementare”, tregon Enisi që ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik.

EMIGRACION MË I MADH SENË KOHËN E LUFTËS

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në raportin e titulluar “Profili i zgjeruar i migrimit 2013 – 2017” ka një trend në rritje të emigrimit në Kosovë përgjatë viteve 2013/2015, ndërsa ai bien relativisht gjatë viteve 2016 dhe 2017.

Nëvitin 2013 rezulton të kenë emigruar 20.246 qytetarë. Më shumë se dyfishi i tyre emigruan në vitin 2014: 45.333. Dukshëm më shumë emigruan një vit më vonë (2015): 74.434. Në vitin 2016, shifra e të larguarve nga Kosova bie në 22.012, derisa një vit më vonë(2017), kjo shifër përgjysmohet në 11.263. Në këtë periudhë pesëvjeçare llogaritet se nga Kosova emigruan rreth 9% e popullsisë.

Ky trend rezulton shumë më i lartë krahasuar edhe me vitet e ’90-ta, kur ishte periudhë luftë. Në raportin “Migrimi Kosovar” të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, vërehet se nga viti 1960 deri në vitin 1988, numri i atyre që kanë ikur nga Kosova në asnjë vit nuk prek shifrën 5000. Rritje e hovshme vërehet nga 1990 deri në vitin 1999, e në veçanti në vitet 1998 dhe 1999, vite të luftës. Gjatë këtyre dy viteve raportohet që të kenë emigruar nga Kosova 51.728 banorë (21.973 gjatë vitit 1998 dhe 29.755 përgjatë vitit 1999). Kjo shifër është rreth tri herë më e vogël në vitin 2000, një vit pas mbarimit të luftës, por nga viti 2001 e deri në vitin 2009, trendi është pothuajse gjatë gjithë kohës në rritje.

Studiuesi dhe ligjëruesi i politikave sociale, Artan Mustafa, thotë se nga 2011 deri më tani, nga projeksionet e bëra atëherë, rezulton se 15% e popullsisë që do ta kishte Kosova sot, ka emigruar nga ky vend. Ai thotë se në këtë periudhë kemi emigracionin më të lartë që nga viti 1966, që shtë krizë e jashtëzakonshme.Arsyet e kësaj, Mustafa i ndërlidh edhe me gjendjen e rëndë në Kosovë, por edhe me  fenomenet globale.

“Njëra prej arsyeve kryesore është ndërkombëtarizimi i madh i tregut, dominimi i madh i qasjes neoliberale ekonomike. Emigracioni është fenomen që nuk kufizohet vetëm te Kosova. Kapitalistët e mëdhenj nëpër Evropë, pavarësisht çfarë thonë qeveritë e shteteve të tyre, janë të interesuar për këtë emigracion. Kjo sepse është mjet për t’i rezistuar kërkesave të klasës së mesme në Evropë. Dhe njëkohësisht është punë e lirë që iu shërben”, shpjegon Mustafa.

Një gjë e tillë në Gjermani vërehet me zbutjen e vazhdueshme të rregullave të emigracionit, si pasojë e nevojës së shtuar për fuqi punëtore. Kjo edhe përkundër ndjenjës në rritje kundër emigrantëve, jo vetëm në këtë shtet, poredhe në mbarë Evropën.

Paketa e emigracionit në Gjermani ka qenë subjekt diskutimi edhe në gjysmën e parë të vitit 2019. Ajo kishte marrë dritën jeshile në Bundestagun gjerman. Me këtë rast u bë me e lehtë mundësia për të shkuar në këtë vend që të mësosh një zanat, duke qenë e mjaftueshme shkolla në vendin e prejardhjes. Po ashtu, ndryshimet në ligjin e migracionit parashohin hapje të mundësisë për profesionistë të të gjitha fushave, si dhe barabarësi në tregun e punës, duke mos pasur përparësi për shtetasit gjermanë, apo ata të BE-së.

Artan Mustafa vlerëson që janë dy kategori të qytetarëve të Kosovës që kryesisht po emigrojnë jashtë vendit. Sipas tij kategoria kryesore që përbën shumicën janë të rinjtë dhe klasa punëtore, sidomos nga viset rurale, arsyeja e emigrimit të së cilëve ndërlidhet më shumë me përmirësimin e statusit të tyre social.

“Një kategori tjetër janë një elitë që kanë qenë tradicionalisht më të pasur dhe më kozmopolitane, e që arsyet e ikjes së tyre nga vendi janë kryesisht kulturore, porse kjo kategori është dukshëm më e vogëlnumerikisht”, shton ai.

Ndërsa, lidhur me dyndjen më të madhe të emigrantëve kosovarë në Gjermani, ai thekson reformat e vazhdueshme në ekonominë politike të këtij shteti që nga viti 1998. Teksa shton se emigrantët përfundojnë duke zënë vendet e punës që nuk janë tërheqëse për klasën e mesme gjermane.

Një vend pune në Gjermani po e synon edhe Albert Bajraj, 34 vjeçar, i cili edhe pas dy vitesh, nuk ka ende përgjigje për vizë. Ai shpreh zhgënjim me trajtimin që i bëhet punëtorëve në Kosovë.“Nëse e bëj një përllogaritje të mesatares së pagës që kam marrë në punë të ndryshme tash e 10 vite, ajo nuk e mbërrin 500 euro, të pamjaftueshme për një familje.Unë edhe pse me kualifikim master dhe me një numër të madh trajnimesh e programesh profesionale dhe akademike, nuk e konsideroj veten të vlerësuar në Kosovë. Këtu punësimi bëhet me referenca partiake, familjare e klanore dhe kjo gjë e pamundëson jetën me dinjitet”, shprehet Bajraj.

SISTEMI JOZHVILLIMOR

Ikja e qytetarëve që kanë të përfunduara studime universitare është dukuri mjaft e shpeshtë. Emigrimi i tyre nga Kosova është në rritje dhe ky fenomen i njohur si “ikja e trurit”, veçanërisht është problematizuar gjatë vitit 2019. Është nënvizuar sidomos ikja e mjekëve pikërisht në drejtim të Gjermanisë, të cilët ballafaqohen me mungesë punësimi ose me paga të vogla.Vetëm në vitin 2019, sipas të dhënave të tyre, 105 mjekë kanë kërkuar certifikatën e pastërtisë etiko-profesionale. Ky dokument zakonisht është i nevojshëm me rastin e aplikimit për punë në një shtet tjetër.

Përveç vështirësive në konsolidimin e shtetësisë, Kosova në vazhdimësi përballet me probleme të thella ekonomike, nivel të lartë të korrupsionit dhe qeverisje jostabile. Partitë politike gjatë fushatave elektorale në forma të ndryshme kanë premtuar qindra mijëra vende pune, premtim që nuk u përmbush asnjëherë.

Raportet e brendshme dhe ndërkombëtare vazhdimisht paraqesin shkallë të lartë të korrupsionit, derisa në raportet e progresit, vit për vit nënvizohet luftimi i pamjaftueshëm i këtij fenomeni. Nepotizmi dhe familjarizmi thuajse është normalizuar në shumicën e institucioneve. Në anën tjetër, qytetarët nuk gëzojnë as për së afërmi shërbimet publike që iu takojnë. Krahas papunësisë së lartë, të punësuarit janë të diskriminuar në forma të ndryshme dhe shteti nuk ndërmerr asgjë për mbrojtjen e tyre. 23 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës vetëm në vitin 2018.

Vendet e Ballkanit sigurojnë për liberalizmin ekonomik evropian një fuqi të lirë punëtore dhe shërbejnë si një « tampon zonë »,që kontrollon flukset e migracionit. Një rol të dyfishtë, të cilin e kanë shfrytëzuar politikanët lokalë.

Artan Mustafa konsideron se shteti i Kosovës nuk ka kujdes social për qytetarët e tij, duke veçuar nivelin jocilësor të arsimimit dhe mungesën e sigurimit shëndetësor. “Derisa institucionet nuk e kanë përkrahur forcimin e qytetarit, e në anën tjetër pasurimi bizar i kësaj elite, veç i kanë kontribuar edhe më shumë rritjes së nivelit të emigrimit”, konstaton Mustafa duke nënvizuar se qeverive në Kosovë nuk iu ka interesuar gjendja e punëtorëve dhe se Kosova ka dizajnuar një sistem ekonomik që pamundëson zhvillimin e shtetit.

Marrë nga Le Monde Diplomatique – shqip