Në vazhdim lexoni çfarë duhet të bëni me bananen e papjekur në mënyrë që në çast të piqet
Bananet janë të pasura me materie ushqyese, ndërkaq përparësia e tyre është sepse janë të thjeshta për përdorim, madje edhe kur janë tepër të pjekura apo plotësisht ngjyrë të gështenjtë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, si të veprojmë me bananet e gjelbra?
Pothuajse janë të padobishme, ndërkaq nëse nuk mund të prisni tri ditë që të marrin ngjyrën e tyre të njohur, mund të provoni trukun e thjeshtë me mikrovalën.
▪ Merrni një pirun dhe shponi bananen nga të gjitha anët në mënyrë që të lehtësohet hyrja e nxehtësisë.
▪ Futeni bananen në mikrovalë rreth 30 – 60 sekonda.
▪ Ftoheni dhe atëherë është e gatshme për t’u ngrënë.
Njëherë kur e nxirrni nga mikrovala banania me siguri do të duket e keqe, mirëpo tekstura e saj do të jetë e njëjtë me teksturën e bananes së pjekur perfekt.
Gjithashtu, duke pasur parasysh që buka më e mirë gatuhet me banane shumë të pjekura, gjithashtu shpejt dhe thjesht do të siguroni përbërësit më të mirë të mundshëm.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...