OSHEE u heq matësat, banorët e Hoxharës në protestë: Na vënë fatura afrofe - Gazeta Express
string(72) "oshee-u-heq-matesat-banoret-e-hoxhares-ne-proteste-na-vene-fatura-afrofe"

Gazeta Express

22/01/2020 15:22

OSHEE u heq matësat, banorët e Hoxharës në protestë: Na vënë fatura afrofe

Gazeta Express

22/01/2020 15:22

Banorëve të fshatit Hoxharë të Fierit ju janë hequr matësat e energjisë elektrike dhe nuk janë instaluar të rinj. Për më shumë se një muaj ata nuk kanë sahatë dhe ju është thënë nga zyrat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike se do të paguajnë afrofe.

Për këtë arsye ata janë ngritur në protestë, pasi pretendojnë se nuk shpenzojnë energji aq sa shuma që vendoset afrofe.

 “Nuk harxhojnë aq para sa vendoset në afrofe. Nuk na lajmëruan për heqjen e sahatëve na thanë se do na venë të rinj dhe nuk i kanë vënë. Duhet ti heqin në prezenën tonë”, shprehen banorët.

Në mbështetje të banorëve ka dalë dhe deputeti i opozitës jashtë paralamentit, Luan Baçi.

Kjo është një vjedhje e hapur për të mbuluar defiçitet. Ka patur një sjellje arrogante dhe kanë frike të shprehen sepse ju ndërpresim ndihmën ekonomike apo i rrezikohet vendi i punës”, tha Baçi.

Ndërkohë lidhur me këtë protestë ka reaguar drejtoria rajonale e OSHEE e cila bën të ditur se në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë.

“Në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100. Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark. Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht. Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim”, shkruhet në njoftim. /abcnews.al