Zbulohen detaje të reja për gjendjen e Schumacherit: Ai ka ndryshuar dhe është përkeqësuar - Gazeta Express
string(89) "zbulohen-detaje-te-reja-per-gjendjen-e-schumacherit-ai-ka-ndryshuar-dhe-eshte-perkeqesuar"

Zbulohen detaje të reja për gjendjen e Schumacherit: Ai ka ndryshuar dhe është përkeqësuar

Gazeta Express

22/01/2020 8:40

Njëri ndër kirurgët kryesorë të Michael Schumacherit, Nicola Acciari, ka thënë se ish-kampioni i Formula 1 ka ndryshuar shumë nga para gjashtë vjetëve, kur e pati aksidentin e tmerrshëm gjatë skijimit, dhe ka mbetur me një lëndim tronditës në tru.

Legjenda e Formula 1 ishte shumë afër vdekjes kur ra dhe e goditi kokën e tij në një gur, përderisa po skijonte jashtë pistës në Alpet Franceze, në dhjetor të vitit 2013, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe pse Schumacheri ka dalë nga koma, kirurgu Nicola Acciari pretendon se ai do të jetë shumë më ndryshe nga njeriu që e mbajnë mend miliona tifozë të tij.

“Ne duhet ta imagjinojmë një person shumë më ndryshe nga ai që e mbajmë mend nëpër pista. Tani ai e ka një strukturë të ndryshuar dhe të përkeqësuar organike, muskulore dhe skeletore”, ka thënë Acciaci për gazetën italiane Contro Copertina.

“Të gjitha këto janë si rezultat i traumës në tru që ai e ka pësuar”.

Acciari, i cili punon në një spital në Bologna, ka qenë pjesë e stafit që e trajtoi superyllin sportiv.

Schumacheri i mbushi 51 vjeç më 3 janar, mirëpo ai nuk është parë në publik që nga aksidenti i tij para gjashtë vjetëve. Ai e kishte goditur pjesën e djathtë të kokës në një gur, duke e çarë helmetën e tij./Gazeta Express/