Tashmë Amir Rrahmani është futbollist i Napolit.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka kryer gjatë ditës së premte testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Napolin.
Ai tashmë ka pozuar edhe me fanellë të Napolit, të cilën do ta bartë për pesë vite, pasi ka nënshkruar kontratë deri më 2025.
Sipas mediave në Itali, Amiri i ka kushtuar Napolit 14 milionë euro, raporton Gazeta Express.
Më poshtë keni një përmbledhje të paraqitjeve fantastike të Rrahmanit brenda pak muajve në Serie A me fanellën e Hellas Veronës.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...