Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Istog, saktësisht në fshatin Runik.
Sipas informatave të fundit nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura nga ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Avni Zahiti, nga Policia e Kosovës.
“Nga informatat e deritanishme që kemi, raportohet për një aksident trafiku me të lënduar i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Istog, në fshatin Runik. Në aksident janë përfshirë dy vetura civile, derisa pesë persona kanë kërkuar tretman mjeksor”, ka konfirmuar Zahiti për Express.
Pesë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...