Edhe ish-numri dy i SHIK'ut raportohet të jetë thirrur nga Gjykata Speciale - Gazeta Express
string(75) "edhe-ish-numri-dy-i-shikut-raportohet-te-jete-thirrur-nga-gjykata-specialex"

Edhe ish-numri dy i SHIK’ut raportohet të jetë thirrur nga Gjykata Speciale

Gazeta Express

17/01/2020 20:16

Ish-zëvëndësi i Kadri Veselit në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), Elmi Reçica, raportohet të jetë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

Dikur numri dy i SHIK-ut, tash deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, është i ftuari i radhës i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, sipas Indeksonline.

Lexo Edhe:

Gazeta Express është munduar ta kontaktojë Reçicën përmes telefonit të premten, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Reçica ishte zëvendëshef i SHIK’ut, ndërsa është pjesë e Kuvendit të Kosovës në disa mandate, ku ka udhëhequr edhe komisione parlamentare.

Ai ka marrë 17 mijë e 850 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare.