Erion Morina, 20 vjeç, nga Kosova, u gjet i vdekur sot në Itali.
Morina, që me prejardhje është nga fshati i Drenoc i Malishevës, dyshohet se u vra.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Morina pas një mosmarrëveshjeje me disa persona, u sulmua me grushte e më pas me armë të ftohtë. Gjithnjë sipas asaj që raportohet, trupi i Morinës pas ekzekutimit u hodh në lumë nga personi që kreu krimin.
Më pas, deri te gjetja e trupit erdhi pasi që afër kanalit të lumit u panë shenja gjaku, transmeton Lajmi.net.
Mediat në Itali raportojnë se karabinierët janë duke e hetuar rastin, dhe se aktualisht janë duke ndërmarrë disa operacione.