Jo vetëm Alketa Vejsiu: Një tjetër shqiptare në skenën e Sanremos - Gazeta Express
string(64) "jo-vetem-alketa-vejsiu-nje-tjeter-shqiptare-ne-skenen-e-sanremos"

Jo vetëm Alketa Vejsiu: Një tjetër shqiptare në skenën e Sanremos

Gazeta Express

15/01/2020 12:15

Ditën e djeshme moderatorja Alketa Vejsiu bëri të ditur se ka realizuar ëndrrën e saj të madhe për të prezantuar festivalin prestigjioz të Sanremos këtë vit. “Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karrieres sime”, u shpreh Alketa. Alketa do ta prezantojë Sanremon bashkë me shumë figura të njohura italiane krah të prezantuesit italian Amadeus. Mirëpo moderatorja nuk do të jetë e vetmja shqiptare që ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz. 

Mediat italiane shkruajnë se e ftuar speciale këtë vit do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila do të performojë në Sanremo së bashku me Lewis Capaldi. 

Lexo Edhe:

Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri në 8 shkurt.