NASA-s i humb kontakti me satelitin që i vështronte ekzoplanetët misteriozë - Gazeta Express
string(75) "nasa-s-i-humb-kontakti-me-satelitin-qe-i-veshtronte-ekzoplanetet-misterioze"

Gazeta Express

06/01/2020 10:55

NASA-s i humb kontakti me satelitin që i vështronte ekzoplanetët misteriozë

Gazeta Express

06/01/2020 10:55

Udhëheqësit e një misioni të NASA-s për vëzhgimin e ekzoplanetëve njoftuan se iu ka humbur kontakti me një satelit që përdorej për këtë qëllim.

Zyrtarët amerikanë thanë se për herë të fundit kishin arritur të vendosin kontakte me satelitin e zhdukur më 5 dhjetor.

Sonda e zhdukur ishte e para e këtij lloji që ishte dërguar në orbitën e Tokës në vitin 2017 dhe ishte shfrytëzuar për tre muaj me qëllim të zbulimit të planetëve të rinj përmes vëzhgimit të ndryshimeve në dritën e yjeve të afërta.

Pas përfundimit të misionit të parë në shkurt të vitit 2018, sateliti “Asteria” ishte përdorur për tri misione të tjera.

Ky satelit ishte përdorur edhe për testimin e softuerëve të ndryshëm për t’i bërë satelitët më autonomë gjatë kohës së qëndrimit në orbitë, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.