Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Llugaliu ka shkruar se kur është publikuar afera Pronto, shumë dëshmitarë janë paraqitur me X duke mos guxuar që të ua përmendin emrin.
Ai ka shkruar se njëri nga personat i paraqitur me X në aferën Pronto ka qenë Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit.
“Kur e bona një postim edhe tregova që X-i është Bekim Jashari, djali i
Hamëz Jasharit, shumë komentues ja nisen me kritiku e do kërcënu se kush je ti
me folë për familjen Jashari.
Bekim Jashari në atë video haptas flet me Adem Grabovcin për
punësime të paligjshme në aeroport”, ka shkruar ai.
Tutje, Llugaliu ka pyetur se a është thirrur Bekim Jashari nga Prokuroria për aferën Pronto.
Ai ka thënë se para ligjit nuk duhet të ketë familje të shenjta e as komandanta e patriota.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...