Klubi spanjoll dëshiron ta transferojë sulmuesin brazilian në formë huazimi deri në fund të sezonit
Espanyoli është i interesuar për transferimin e Hulkut, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi brazilian aktualisht luan në Superligën kineze me ekipin Shanghai SIPG.
Mirëpo, 33 vjeçari mund ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në kampionatin spanjoll.
Sipas të së përditshmes spanjolle “Marca”, Espanyoli e kërkon sulmuesin e rrezikshëm në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Fituesi i medaljes olimpike me Brazilin ka luajtur në të kaluarën në Evropë, në Portugali dhe Rusi. /Gazeta Express/
aaaaa