Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë Aleksandër Vulin, për rikthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale serbe, duke thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 350 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar”, shkruan Pacolli në Twitter.
Këtyre dy brigadave në vitin 2006-të iu është ulur grada në batalione.
Serbian Defense Minister Vulin has announced the decision to bring back the 63rd Parachute & 72nd Special Brigades of Serbian army that have committed horrible war crimes in Kosovo & Bosnia. 63rd Parachute Brigade is responsible for killing more than 350 Albanians in Gjakova.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) December 25, 2019