Stuhitë në Batik lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike - Gazeta Express
string(65) "stuhite-ne-batik-lene-dhjetera-mijera-shtepi-pa-energji-elektrike"

Stuhitë në Batik lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike

Gazeta Express

19/12/2019 18:40

Stuhi të fuqishme në Baltik lanë dhjetëra mijëra shtëpi në rajon pa energji elektrike.

Dje në mbrëmje, era e fuqishme që arriti deri në 27 metra në sekondë, dëmtoi shtylla elektrike dhe çrrënjosi pemë.

Lexo Edhe:

Sipas siguruesit kombëtar të energjisë, kishte më shumë se 50 000 shtëpi pa energji elektrike.

Gjithashtu sipas medieve lokale, në Letoni kishte 17 000 shtëpi të tjera pa energji elektrike.

Transporti përgjatë bregdetit të detit Baltik u ndërpre.

Në zonat pranë bregdetit u thirrën zjarrfikëse për shkak të rrëzimit të pemëve mbi makinat e parkuara dhe rrugët e bllokuara.