Zyrtari i PDK-së: LDK-ja e VV-ja duhet t’i mbajnë takimet në shtëpinë e Titos - Gazeta Express
string(69) "zyrtari-i-pdk-se-ldk-e-vv-duhet-ti-mbajne-takimet-ne-shtepine-e-titos"

Gazeta Express

19/12/2019 9:47

Zyrtari i PDK-së: LDK-ja e VV-ja duhet t’i mbajnë takimet në shtëpinë e Titos

Gazeta Express

19/12/2019 9:47

Siç dihen takimet e krerëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës, mirëpo zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, ka ironizuar me atë se ku duhet të mbahet takimi duke sugjeruar të mbahet në shtëpinë e Titos, në fshatin Kumrovc.

Cakolli ka thënë se duke mbajtur takimet aty, pastaj ajo marrëveshje do të njihet si ‘Marrëveshja e Kumrovcit’.

“Vazhdoj me insistu për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes VV-LDK, me ndërmjetsim ndërkombëtar. Vend ideal do të ishte shtëpia e lindjes së Shokut Tito në Kumrovc. Në popull do të njihej si Marrëveshja e Kumrovcit”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë, që çështja e presidentit vazhdon ta ndajë VV-në nga LDK-ja dhe të pamundësojë finalizimin e marrëveshjen për koalicion qeverisës. Ndërkohë, nuk kanë të reshtur statuset e anëtarëve të partisë së Kurtit që sulmojnë LDK-në por edhe “analistët” që e shohin me të drejtë një gjë të tillë si pazar të pozitave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement