Real Madridi u ankua se nuk iu dha një penallti në fillim të ndeshjes El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou dhe sipas ish-gjyqtarit spanjoll, Andujar Oliver, klubi madrilen kishte të drejtë.
Ivan Rakitic bëri faull ndaj Raphael Varane, sipas Oliver – i cili është ekspert i referimit në Marca, transmeton Gazeta Express.
Ish-gjyqtari spanjoll tha se tërheqja që Rakitic ia bëri mbrojtësit të Realit ishte e mjaftueshme për penallti.
“Rakitic e tërheq për fanelle Varanin”, tha ai për Radio Marca.
“Është tërheqje e qartë. Me VAR, kjo është penallti, bile penallti e pastër”, shtoi ai.
“Ku ishte VAR-i në këtë rast”, pyeti ai.
/Gazeta Express/