Rudi: LDK’ja e mbështeti luftën e UÇK’së nga fillimi deri në fund - Gazeta Express
string(62) "rudi-ldkja-e-mbeshteti-luften-e-uckse-nga-fillimi-deri-ne-fund"

Gazeta Express

18/12/2019 21:13

Rudi: LDK’ja e mbështeti luftën e UÇK’së nga fillimi deri në fund

Gazeta Express

18/12/2019 21:13

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LDK’ja e ka mbështetur nga fillimi deri në fund luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“LDK’ja e ka mbështet nga fillimi deri në fund luftën e UÇK’së”, është shprehur Rudi.

Gjithashtu ai tha se LDK’ja e ka udhëhequr procesin e UÇK’së prej fillimit në forma të ndryshme.

“LDK’ja vazhdimisht prej fillimit e ka udhëheq procesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në forma të ndryshme, duke filluar nga vetmbrojta”, ka thënë Rudi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement