Tridhjetë ish-ushtarë francezë i janë bashkuar, që prej vitit 2012, radhëve të organizatës xhihadiste në Siri dhe në Irak duke dhënë eksperiencën dhe njohuritë e tyre luftarake, sipas një raporti që Qendrës për Analizimin e Terrorizmit.
Raporti që do të publikohet në fund të javës dokumenton udhëtimet e këtyre ushtarëve, pjesë e njësive me reputacion si ”Legjioni i Huaj”, marinsat dhe parashutistët, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen radhëve të xhihadit për sa i përket udhëtimeve individuale shumë të ndryshme nga njëri-tjetri.
Raporti, që detajon rrugën e 23 individëve duke u përqendruar në përshkrimin e udhëtimit të tyre dhe motivacionin, thekson se nëse ushtria përbën një objektiv të dukshëm për rekrutimin strategjik, radikalizimi islamik bëhet margjinal brenda ushtrisë.
Disa kishin përgatitur projektet e tyre që para marrjes së uniformës.
Të tjerë kishin parashikuar largimin e tyre nga ushtria.
Disa kanë dezertuar duke refuzuar të luftojnë kundër myslimanëve. Ata ishin kthyer në myslimanë.