Mustafa: LDK s'pranon të mandatohet për të krijuar qeverinë, nëse dështojmë me VV'në - Gazeta Express
string(80) "mustafa-ldk-spranon-te-mandatohet-per-te-krijuar-qeverine-nese-deshtojme-me-vvne"

Gazeta Express

18/12/2019 17:39

Mustafa: LDK s’pranon të mandatohet për të krijuar qeverinë, nëse dështojmë me VV’në

Gazeta Express

18/12/2019 17:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur konferencë për media pas takimit që ka pasur me Këshillin e  Përgjithshëm të partisë së tij, ku është diskutuar për koalicionin e mundshëm me VV’në.

Në këtë konferencë, Mustafa ka theksuar se nëse nuk arrihet marrëveshja LDK – VV,  partia e Mustafës do të shkojë në opozitë.

“Edhe Vetëvendosja na ka pyetur a keni plan “B”, ne i kemi thënë se nëse nuk arrijmë marrëveshjen, plani “B” i joni është të shkojmë në opozitë.  Nuk kemi plan tjetër dhe nuk do të marrim hap tjetër.  Nëse e bëjmë qeverinë me VV’në, e bëjmë, nëse jo atëherë nuk pranojmë të mandatohemi nga Presidenti”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se ka hapësirë për t’u përpjekur që të arrihet marrëveshja me VV’në e Albin Kurtit.

“Kemi hapësirë të bëjmë përpjekje, të gjejmë gjuhë të përbashkët. S’kemi arsye të prolongojmë takimet dhe arritjen e marrëveshjes”, ka theksuar Mustafa./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement