Prodhuesi italian i veturave, Fiat, ka arritur marrëveshje për bashkimin e forcave. Kjo marrëveshje e ka vlerën e 50 miliardë dollarëve dhe pritet ta riformësojë industrinë botërore të veturave.
Prodhuesit që e zënë vendin e dytë dhe të tretë në Evropë ende nuk kanë vendosur për emrin e kompanisë së re, por para gjashtë muajve e kishin bërë të ditur planin për ndarjen e aksioneve në mënyrë të barabartë.
Pas arritjes së marrëveshjes, italianët dhe francezët do të vendosin për mënyrën e kursimit të 3.7 miliardë eurove për çdo vit pa e mbyllur asnjë fabrikë.
Ky qëllim nuk pritet të jetë i lehtë për t’u arritur, sepse sindikatat e fuqishme të punëtorëve në Francë janë të shqetësuara për humbjen e vendeve të punës.
Përmes një deklarate, përfaqësuesit e dy gjigantëve evropianë thanë se marrëveshja mes tyre pritet të kompletohet tërësisht pas 12 deri 15 muajve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...