Kënga e re e Butrint Imerit, “M’ke rrejt” po pëlqehet me të madhe
Gazeta Express
17/12/2019 13:51
“M’ke rrejt” nga Butrint Imeri është padyshim ndër hitet më të dëgjuara të momentit.
Ka ventëm pak ditë prej kur këngëtari Butrint Imeri ka publikuar këngën e tij më të re, atë me titullin “M’ke rrejt”.
E kjo këngë e shkruar nga vetë këngëtari dhe e punuar në RedBox Entertainment, ka marrë vëmendjen e publikuar menjëherë sapo ka dalë në platformat muzikore, shkrua Gazeta Express.
Këngës i është realizuar edhe një videoklip shumë interesant, i punuar nga Besian Durmishi e Adea Kelmendi.
Ky videoklip deri tani ka arritur të ketë mbi 2.5 milionë shikime në Youtube./Gazeta Express/