string(72) "edona-llalloshi-kengetarja-e-pare-qe-beri-simbolin-e-shqiponjes-ne-skene"

Gazeta Express

16/12/2019 13:43

Edona Llalloshi, këngëtarja e parë që bëri simbolin e shqiponjës në skenë

Gazeta Express

16/12/2019 13:43

Prej dekadash Edona Llalloshi mbetet ndër këngëtaret më të respektuara në skenën shqiptare.

Karrierën muzikore e nisi që e vogël, ndërsa krahas hiteve të pavdekshme të saj, këngëtarja mbetet në historinë e muzikës shqiptare edhe për një fakt tjetër, shkruan GazetaExpress.

Ishte viti 1994 kur simboli i shqiponjës me duar u bë për herë në skenën e festivalit të RTSH-së. Ishte Edona, këngëtarja e re nga Kosova, e cila në një situatë të vështirë që njihet nga ato vite kishte guxuar që gjatë performancës së saj të realizoj me duar simbolin e shqiponjës.

Për këtë performancë është folur edhe së fundmi në spektaklin “Shiko kush lun”, ku Edona ishte pjesë ndërsa është pasuar me një performancë fantastike të këngës “Hajredin Pasha”./GazetaExpress/