Tjetër ndeshje në Francë, tjetër paraqitje fantastike e Mbappen
Kylian Mbappe ka lënë nën hije Neymar Juniorin, duke shkëlqyer dhe shënuar dy gola në fitoren 4-0 të PSG-së kundër St Etiennen, raporton Gazeta Express.
Mbappe shënoi në minutat 43’ dhe 89’, derisa golat tjerë i shënuan Paredes 9’ dhe Mauro Icardi në minutën e 72’.
Në këtë ndeshje kishte mundësi të shënonte edhe Neymar Junior, por gaboi nga pika e bardhë në minutën e 62’.
Pas kësaj fitore, PSG ka shkuar në kuotën e 42 pikëve në Ligue 1, 7 më shumë se Marseille gjithashtu dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/