Reperi MC Kresha sonte do ta kurorëzojë me martesë lidhjen e tij me Erzinën.
Çifti e kanë mbajtur krejtëisht sekrete martesën e tyre, dhe sonte po kurorëzohen në një ceremoni tejet private.
Megjithatë, në media kanë dalë fotografi se si do të duket Erzina në ditën e martesës së saj, shkruan Gazeta Express.
Ndërkaq Grand Decor, kompania që është marrë me organizimin e ceremonisë ka publikuar në Instagram disa fotografi prej vendi të cilin Kresha e Erzina e kanë zgjedhur për t’i dhënë fund beqarisë. /Express/