Dështoi edhe me PSD'në, jep dorëheqje Shpend Ahmeti - Gazeta Express
string(49) "deshtoi-edhe-me-psdne-jep-doreheqje-shpend-ahmeti"

Dështoi edhe me PSD’në, jep dorëheqje Shpend Ahmeti

Gazeta Express

15/12/2019 12:02

Shpend Ahmeti kishte dështuar me FER’in në vitin 2009. I dëshpëruar, kishte kaluar në partinë e Albin Kurtit, që dikur e konsideronte ekstremist. Më vonë, u largua edhe nga partia e cila e bëri kryetar kryeqyteti. Shkoi në partinë e Kaqusha Jasharit, me të cilënshënoi rezultat katastrofal në zgjedhjet e fundit. Tash, po largohet edhe nga pozitat udhëheqëse të PSD’së. A është ky hapi i Ahmeti për largim nga politika?

Ahmeti ka shkruar në Facebook se dy muaj pas zgjedhjeve është analixuar rezultati zgjedhor dhe arsyet për rezultatin e dobët në zgjedhje.

Lexo Edhe:

“Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qenë të arsyeshme e të drejta”, ka shkruar Ahmeti.

Ai e ka pranuar se përgjegjësia më e madhe për dështimin në zgjedhje të kësaj partie, është e tij, si kryetar i partisë.

“Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, ka shkruar Ahmeti në statusin e tij ku ka bërë të ditur dorëheqjen.

Ahmeti ka theksuar se nuk do të kandidojë pët asnjë pozitë në këtë parti. Për këtë ai e ka përmendur rezultatin e dobët të PSD’së në zgjedhje, por edhe angazhimin e tij në Komunën e Prishtinës.

“Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017”, ka shkruar Ahmeti./Express/