Policia e Kosovës arreston Xhabir Zharkun - Gazeta Express
string(43) "policia-e-kosoves-arreston-xhabir-zharkun-x"

Gazeta Express

14/12/2019 21:05

Policia e Kosovës arreston Xhabir Zharkun

Gazeta Express

14/12/2019 21:05

(I plotësuar) — Ish-kryetari  i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar miku i tij Nasim Haradinaj.

Zharku është arrestuar gjatë ditës së sotme lidhur me akuzat e vjetra që rëndonin ndaj tij.

Lexo Edhe:

Haradinaj ka thënë se Zharku është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

“Zharku është arrestuar duke shkuar në Gjermani në një aheng familjar, arrestimi është bërë nga Policia e Kosovës në aeroportin e Prishtinës”, ka konfirmuar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tregoi se Zharku është arrestuar për një lëndë të hapur e cila daton nga viti 2010.

“Është arrestuar për një vepër, lënda e të cilës është hapur në vitin 2010”, ka thënë Haradinaj.

Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.