Tri nxënëse janë helmuar dje nga konsumimi i ushqimit.
Në rrugën “Rexhep Bislimi” në gjatë ditës së djeshme tri femra (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt.
Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në një lokal, i cili është mbyllur më pas.
Policia është duke e hetuar rastin për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.
“Tri viktima femra K-Shqiptare (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në lokalin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...