Scott McTominay dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij për të fituar trofe me Manchester Unitedin në të ardhmen e afërt, pasi e ka bërë veten titullar në formacionin e Ole Gunnar Solskjaerit, falë paraqitjeve të mira.
Skocezi Scott McTominay e fitoi mundësinë për ta dëshmuar veten në ekipin e parë të Manchester Unitedit gjatë pjesës së dytë të sezonit 2017/18 nën Jose Mourinhon dhe arriti ta fitojë besimin e portugezit falë paraqitjeve të mira, transmeton Gazeta Express.
23-vjeçari e fitoi edhe dashurinë e trajnerit Solskjaer kur ky e fundit ia mori postin e trajnerit Mourinhos në dhjetor të vitit të kaluar. Ai nuk është lënë jashtë skuadrës për Premierligë që nga prilli i këtij viti.
McTominay ka qenë ndër performuesit më të mirë të Manchester Unitedit edhe këtë sezon dhe ai është i bindur se Djajtë e Kuq po shkojnë në rrugën e duhur, përderisa shtoi se dëshiron të fitojë trofe me klubin e tij të fëmijërisë.
“Trajneri na ka thënë se lojtarët më të mirë do të luajnë dhe këtë e kemi të qartë saherë që hyjmë në zhveshtore. Nuk luan vetëm pse je lojtar nga akademia, luan sepse trajneri të beson ty dhe beson se me ty mund të fitojë trofe”, ka thënë McTominay.
“Shpresoj që sonin e radhitës dhe sezonet e tjerë që do të vijnë ne do të vazhdojmë përpara dhe do të fitojmë edhe trofe. Kjo është ëndrra ime. Kam nevojë ta ndiej emocionin e trofeve dhe veçanërisht në këtë klub… s’ka vend më të mirë për të arritur suksese sesa këtu”. /Gazeta Express/