Partia Demoratike denoncon skandalin me bonuset e qerave për tërmetin: Militantët socialistë marrin qera të shumëfishta - Gazeta Express
string(118) "partia-demoratike-denoncon-skandalin-me-bonuset-e-qerave-per-termetin-militantet-socialiste-marrin-qera-te-shumefishta"

Partia Demoratike denoncon skandalin me bonuset e qerave për tërmetin: Militantët socialistë marrin qera të shumëfishta

Gazeta Express

14/12/2019 10:34

PD publikoi sot dokumentin që provon sipas saj se ti po abuzohet me bonuset e qerave për tërmetin. Duke e konsideruar një skandal, atë c’ ka publikohet në dokument, PD thotë se militantët socialistë marrin qera të shumëfishta.

Whatsapp Image 2019 12 14 At 10.07.06 Am

Deklarata e plotë:

Lexo Edhe:

Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të godituart ga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj.

Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë. Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha.

Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit “Armandi shpk.”. Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha. Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qeranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e manzës.