Sekretari i MPMS-së takoi zyrtarë të Parlamentit irakian - Gazeta Express
string(56) "sekretari-i-mpms-se-takoi-zyrtare-te-parlamentit-irakian"

Sekretari i MPMS-së takoi zyrtarë të Parlamentit irakian

Gazeta Express

13/12/2019 8:34

Sekretari i MPMS-së, Izedin Bytyqi, dje është takuat me një delegacion të Parlamentit Irakian

Në këtë takim sekretari Bytyqi i njoftoi ata për fushëveprimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë i njoftoi mysafirët lidhur me zhvillimin dhe implementimin e legjislacionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe u përgjigj në interesimin e tyre lidhur me këtë temë.

Lexo Edhe:

Qëllimi i vizitës së delegacionit të Parlamentit Irakian është për të avancuar njohuritë në lidhje me aspektet kryesore të sistemeve për trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Delegacioni përbëhej nga deputetë që trajtojnë çështje ligjore, sociale dhe të drejtat e njeriut në Parlamentin e Irakut.