Tarantino gëzon admiruesit: Po mendoj për “Kill Bill 3” - Gazeta Express
string(52) "tarantino-gezon-admiruesit-po-mendoj-per-kill-bill-3"

Tarantino gëzon admiruesit: Po mendoj për “Kill Bill 3”

Gazeta Express

12/12/2019 20:43

Quentin Tarantino e ka seriozisht, në planet e regjisorit të famshëm hollivudian është një rikthim i filmit legjendar “Kill Bill”.

Tarantino duket se ka ndërmend të sjellë për fansat kapitullin e tretë të sagës me Uma Thurman.

Lexo Edhe:

“Dje darkova me Uman, dhe them se kam një ide të mirë se çfarë të bëj me Kill Bill 3”, është shprehur ai.

Tarantino e ka deklaruar më parë se karrierën e tij prestigjoze do të mbyllte me filmin që do të realizojë pas “Once Upon A Time In Hollywood”.

Ai thotë se gjithë çështja tani me Kill Bill 3 është të mendojë se ku do të bazohet filmi.

“Çfarë ka ndodhur me Nusen? Çfarë dua të sjell tani? Sepse nuk më intereson të tregoj një aventurë qesharake. Ai personazh nuk e meriton. Nusja ka luftuar shumë deri tani. Kam një ide që mund të jetë interesante, por duhet shtjelluar. Për çdo rast nuk do të punoj që tani me këtë film. Mund të duhen ndoshta nja tre vjet”, është shprehur Tarantino.

Kjo do të thotë se nëse projekti konkretizohet vërtet, do të duhet ca kohë që ta shohim rezultatin final në ekranin e madh. Regjisori ndërkohë është duke punuar për një spektakël teatror dhe një serial televiziv.