Taylor Swift 'mposht' Kanye West, publikohet lista e këngëtarëve më të paguar të vitit - Gazeta Express
string(83) "taylor-swift-mposht-kanye-west-publikohet-lista-e-kengetareve-me-te-paguar-te-vitit"

Taylor Swift ‘mposht’ Kanye West, publikohet lista e këngëtarëve më të paguar të vitit

Gazeta Express

12/12/2019 15:56

Beteja mes Taylor Swift dhe Kanye West për artistin më të mirë ka përfunduar. Swift është shpallur këngëtarja më e paguar në vitin 2019 nga revista “Forbes”.

Këngëtarja fitoi 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re rekord, si dhe nga turneu i saj më i fundit. West nuk ishte shumë larg, me 150 milionë dollarë, falë një rritje të shitjeve të atleteve Yeezy.

Lexo Edhe:

Kantautori dhe këngëtari britanik Ed Sheeran është në vendin e tretë me 110 milionë dollarë dhe grupi i muzikës rok në Kaliforni “The Eagles” në vend të katërt me 100 milionë dollarë.

Vendin e pestë e zuri Elton John, i cili mblodhi 84 milionë dollarë në vitin 2019 në mes të turneut të tij të lamtumirës.

Jay-Z dhe Beyoncé janë në vend të gjashtë me nga 81 milionë dollarë secili.