Melita & Partners arrin partneritet strategjik me Intuit QuickBooks - Gazeta Express
string(65) "melita-partners-arrin-partneritet-strategjik-me-intuit-quickbooks"

Gazeta Express

12/12/2019 14:23

Melita & Partners arrin partneritet strategjik me Intuit QuickBooks

Gazeta Express

12/12/2019 14:23

Melita&Partners e njohur në treg si QuickBooks® Certified Proadvisor, tani ka avancuar partneritetin për tu bërë pikë kontakti regjionale për të gjitha produktet e Intuit QuickBooks dhe është certifikuar si QuickBooks® Advanced Solution Provider. Të gjitha produktet e Intuit porositen përmes Melita&Partners, licencohen direkt nga Intuit, kështu duke siguruar origjinalitetin, besueshmërinë dhe sigurinë që ju nevojiten.

QuickBooks® Solution Provider është kompani me kompetencë të lartë në ofrimin e zgjidhjeve totale për biznese dhe organizata të ndryshme të cilat kanë nevojë për shërbime shtesë dhe të cilat nuk ofrohen direkt nga INTUIT (INTU-NASDAQ). QuickBooks® Solution Provider ju ndihmon të përcaktoni zgjidhjen e duhur për nevojat e biznesit/organizatës tuaj duke filluar që nga takimi i parë. Këto kompani investojnë vazhdimisht në resurset e tyre dhe kanë ekspertizë në personalizimin e sistemit sipas kërkesave të biznesit/organizatës tuaj, ofrojnë trajnime në punë sipas kërkesave specifike, përkrahje e vazhdueshme, zhvillime softuerike të personalizuara dhe posedojnë njohuri të thella të industrive për t’ju ndihmuar të drejtoni biznesin tuaj sa më mirë.

Lexo Edhe:

Shumica e bizneseve që kanë ambicie të rrisin biznesin e tyre kanë nevojë për raporte analitike. Qasja në raporte të tilla ju ofron informacionin e saktë se cfarë po ndodh në momentin e caktuar dhe ju mundëson pronarve dhe menaxhmentit të sjellin vendime të shpejta dhe të informuara. Në bazë të analizave dhe statistikave të G2 Crowd Grid® Scores, mëposhtë janë listuar disa nga benefitet aplikacioneve për menaxhim të biznesit.

“Jemi shumë të ngazëllyer t’u njoftojmë për partneritetin e ri me INTUIT. QuickBooks® është lider në tregun botëror për ofrimin e zgjidhjeve dhe ky partneritet do të na ofroj mundësi për rritje të biznesit, përkrahje të shkëlqyeshme për klientat tanë  dhe mundësi për rininë të trajnohet dhe avancoj njohurit në produkte globale, thotë Melita Ymeraga, Themeluese e Melita&Partners

“Ne jemi shumë të gëzuar të pranojmë Melita & Partners si QuickBooks® Solution Provider. Ata kanë dëshmuar pasion për të fuqizuar prosperitetin tek klientët e tyre duke ofruar QuickBooks Desktop, Online dhe zgjidhje tjera të integruara online që plotësojnë kërkesat e klientave tanë të përbashkët, thotë Craig Baker, Channel Account Manager në kuadër të Programit QuickBooks Solution Provider , Intuit.

Për Melita&Partners

E themeluar në vitin 2010, Melita&Partners është kompani kosovare lidere në ofrimin e zgjidhjeve për biznese/organizata të ndryshme. Deri më tani ka udhëhequr mbi 500 ndërmarrje drejtë transformimit digjital në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni Veriore përmes softuerit QuickBooks® dhe zgjidhjeve tjera ndihmëse, përfshirë edhe optimizimin e proceseve të punës, trajnimeve dhe përkrahjes së vazhdueshme.

Në vitin 2017 arritja e partneritit me Certiport® mundësoi ofrimin e çertifikimet të pranuar ndërkombëtarisht si QuickBooks® Certified User dhe Entrepreneurship and Small Business.

Në vitin 2019 Melita&Partners lansoi shërbimet e kontabilitetit virtual – mDigital Accounting të cilat janë të bazuara në teknologjinë Cloud. Këto shërbime inovative janë dizajnuar për kompanitë që janë të vogla dhe që nuk mund të përballojnë koston e drejtimit të departamentit të kontabilitetit, të mundësojë që biznesi të shfrytëzoj plotësisht të dhënat financiare në kohë reale nga zyra e tyre ose në lëvizje nëpërmjet një aplikacioni.

Për angazhimin e tyre, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e shpërbleu me mirënjohje – USA-Kosovo Partnership Award 2019.

Për më tepër vizitoni http://melita-partners.com/ ose në https://www.facebook.com/Melita.Partners/?ref=bookmarks

Për Intuit (INTU-NASDAQ) – Misioni i Intuit është të fuqizoj prosperitetin në tërë botën. Produktet globale si QuickBooks ®, Mint, TurboTax, janë krijuar për  të fuqizuar konsumatorët, të vetëpunësuarit dhe kompanitë për të përmirsuar aspektet financiare të tyre me zgjidhje shumë të lehta. Ekosistemi inovativ i zgjidhjeve për menaxhim financiar ofron shërbime më shumë se 46 milion klientave në tërë botën. Për më shumë informacione lexoni në www.intuit.com