I kap me “pelë për dore”, policia arreston 13 persona në Ferizaj - Gazeta Express
string(63) "i-kapen-me-pele-per-dore-policia-arreston-13-persona-ne-ferizaj"

I kap me “pelë për dore”, policia arreston 13 persona në Ferizaj

Gazeta Express

12/12/2019 10:16

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar 13 persona në këtë komunë, të cilët janë hasur duke zhvilluar lojën e ndaluar të bixhozit, raporton Gazeta Express.

Pas një hetimi paraprak, njësitet policore kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit.

Lexo Edhe:

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh. /Express/