Komiteti i Senatit amerikan miraton sanksionet ndaj Turqisë - Gazeta Express
string(59) "komiteti-i-senatit-amerikan-miraton-sanksionet-ndaj-turqise"

Komiteti i Senatit amerikan miraton sanksionet ndaj Turqisë

Gazeta Express

12/12/2019 8:18

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan miratoi legjislacionin për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, pas ofensivës së saj në veri të Sirisë dhe blerjes së një sistemi raketash S-400 nga Rusia.

Kjo vlerësohet të jetë masa vendimtare, e cila mund ta shtyjë presidentin amerikan, Donald Trump, të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Ankarasë.

Lexo Edhe:

“Tani është koha që Senati të mblidhet dhe të shfrytëzoj këtë mundësi për të ndryshuar sjelljen e Turqisë”, tha senatori Jim Risch, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.

Një tjetër republikan, senatori Rand Paul, mbajti qëndrim kundër projektligjit. Ai tha se administrata Trump e ka kundërshtuar këtë masë, sepse kjo do të dobësonte fuqinë e presidentit (Trump) dhe mund ta vështirësojë negociimin me presidentin e Turqisë, Reccep Tayip Erdogan.

Shumë ligjvënës amerikanë – republikanë dhe demokratë – janë të zemëruar me Turqinë për shkak të blerjes së sistemit rus S-400, të cilin ata e shohin si një kërcënim për sistemet e NATO-s.

Ata janë gjithashtu të zemëruar për ofensivën e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, të cilët deri vonë po luftonin së bashku me forcat amerikane kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Turqia ka thënë se votimi në senat nuk e ndalon atë të përdorë sistemin rus të mbrojtjes raketore.