Juventusi e kërkon Willianin - Gazeta Express
string(28) "juventusi-e-kerkon-willianin"

Gazeta Express

11/12/2019 16:09

Juventusi e kërkon Willianin

Gazeta Express

11/12/2019 16:09

Futbollistit ofanziv brazilian do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe verën tjetër do të jetë lojtar i lirë

Juventusi është i interesuar për futbollistin brazilian, Willian.

Madje, mediumi britanik “Daily Express” shkruan se kampioni italian e ka kontaktuar Chelsean për të diskutuar për mesfushorin ofanziv, përcjell Gazeta Express.

Kontrata e përfaqësuesit brazilian do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe Juve po shpreson ta transferojë atë gjatë janarit.

Edhe klubit londinez do t’i konvenonte ta shesë lojtarin në janar për të mos e humbur pa para verën e ardhshme.

Ndërkohë, trajneri Frank Lampard e ka shprehur dëshirën që t’i vazhdohet kontrata Willianit.

Lojtarin e do në Torino trajneri Maurizio Sarri, i cili kishte punuar me të në “Stamford Bridge”. /Gazeta Express/