Labi dhe Sinani rrëfejnë fëmijërinë e vështirë para fëmijëve të prekur nga tërmeti - Gazeta Express
string(82) "labi-dhe-sinani-rrefejne-femijerine-e-veshtire-para-femijeve-te-prekur-nga-termeti"

Labi dhe Sinani rrëfejnë fëmijërinë e vështirë para fëmijëve të prekur nga tërmeti

Gazeta Express

11/12/2019 14:56

Labinot Tahiri dhe Sinan Hoxha janë ndër artistët e parë që hapur vazhdimisht kanë folur për jetën e vështirë dhe fëmijërinë e varfër që kishin.

Të ftuar në spektkalin “Shiko kush luan” ata edhe njëherë nuk ngurruan të flasin për këtë temë, shkruan GazetaExpress.

Lexo Edhe:

Ndryshe nga herat e tjera, kësaj radhe Luana në emisionin e saj kishte të ftuar tetë fëmijë të prekur nga tërmeti.

Krahas këtyre fëmijëve pjesë e spektaklit ishin edhe fytyra të njohura publike që njihen për ndihmat e vazhdueshme që bëjnë për nevojtarët.

Para fëmijëve Labi dhe Sinani folën për jetën e vështirë si fëmijë dhe punën e madhe që kishin bërë për të arritur këtu ku janë sot.

Këto rrëfime erdhën për të inkurajuar të vegjëlit për të vazhduar tutje dhe mos u dorëzuar deri në plotësimin e ëndrrave të tyre./GazetaExpress/