Një djalë i vogël ka hequr syrin pasi që babai i tij kishte vënë re një shenjë të kancerit të rrallë në foto. Noah ishte afër festimit të ditëlindjes së katërt dhe prindërit e tij, Laila Gaudry dhe Ollie Blanks, ishin shumë krenar se sa ishte rritur djali i tyre.
Djalit të tyre i ishte dashur të heqë syrin pasi që atij i ishte paraqitur një lloj i rrallë i kancerit, përkatësisht retinoblastoma.
Fillimisht ishte babai i Noah, Ollie ai që kishte dyshuar se diçka nuk është në rregull me syrin e Noah, ngjarje kjo që kishtë ndodhur në 2017-n.
Ai kishte filluar të hulumtojë në google dhe kishte gjetur që simptomat e Noah janë ato të retinoblastomës, lloj i rrallë i kancerit që shfaqet kryesisht tek fëmijët nën 5 vjeç. Të shqetësuar me gjendjen e syrit të djalit të tyre, prindërit e Noah-s e dërguan tek mjeku dhe më vonë ishte konfirmuar që Noah ka kancer në sy.
Mjekët ia sqaruan prindërve të Noah-s se djaloshi i tyre kishte tumorin në shkallën D që do të se kanceri ishte shpërndarë në retinë dhe në shikimin e tij. Si pasojë e kësaj mjekët i thanë prindërve të Noah-s se duhet operuar dhe larguar syrin. Operimi i djaloshit kaloi me sukses dhe ai tashmë ka një sy të përkohshëm prostetik që do ta mbaj 4 javë pas operacionit.
Prindërit e Noah-s dëshirojnë të sensibilizojnë të gjithë prindërit për simptomat e retinoblastomës dhe kujdesin që të kenë prindërit ndaj fëmijëve të tyre, megjithëse retinoblastoma është sëmundje shumë e rrallë.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...