Rute: Maqedonia e Veriut është afër fillimit të negociatave, Shqipëria nuk është e gatshme - Gazeta Express
string(88) "rute-maqedonia-e-veriut-eshte-afer-fillimit-te-negociatave-shqiperia-nuk-eshte-e-gatshme"

Gazeta Express

10/12/2019 16:08

Rute: Maqedonia e Veriut është afër fillimit të negociatave, Shqipëria nuk është e gatshme

Gazeta Express

10/12/2019 16:08

Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së dhe vlerëson se Maqedonia e Veriut është afër fillimit të negociatave për anëtarësim, por se Shqipëria ende nuk është e gatshme për fillimin e negociatave, deklaroi kryeministri holandez Mark Rute për “Pobjedën” e Podgoricës”.

“Nuk besojmë se Shqipëria për momentin është e gatshme t’i fillojë negociatat me BE-në. Sa i përket Maqedonisë Veriore ajo është më afër këtij qëllimi”, thotë Rute.

Ai potencon se në takimin e Këshillit Evropian në Bruksel edhe krahas konstatimit të këtillë për gatishmërinë e të dy vendeve, disa vende të Unionit nuk janë dakorduar që procesi të ndahet.

“Për dallim prej tyre, disa vende donin ndarjen dhe për këtë arsye në takimin e  fundit të Këshillit të Evropës nuk kishte vendim për çështjen e hapjes së negociatave me këto dy vende”, deklaroi Rute.

I pyetur nëse viti 2025 është afati real për pranimin e ndonjërës prej vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, kryeministri holandez thotë se përcaktimi i datave të fundit nuk është qëllim vetëvetiu dhe se më me rëndësi është të përmbushen kushtet.

“Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet kujdesemi t’i respektojmë rregullat dhe tërë procesi të jetë më i rreptë dhe më korrekt. Ky është qëndrimi ynë”, deklaroi Mark Rute për “Pobjedën ” e Podgoricës.